Pas grabitjes, bankat nuk dinë ku t’i çojnë paratë

Pas grabitjes, bankat nuk dinë ku t’i çojnë paratë

544
0

Një ditë pas grabitjes së 9 Prillit në Rinas, kompania Austrian Airlines vendosi të bllokojë transportin e vlerave monetare jashtë vendit. Tani në vend ka një mbingarkesë të sistemi bankar dhe sipas tyre investimi brenda vendit i të gjitha fondeve në valutë është i pamundur.

 

Deri në zgjidhjen e problemit të transportit, bankat po kërkojnë bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë, së paku për të garantuar ruajtjen fizike të fondeve në valutë.

 

Prej ditësh sistemi bankar po përpiqet të negociojë me Austrian Airlines, për rifillimin e transportit të parave. Kompania ka kërkuar informacione shtesë për masat e sigurisë të marra nga aeroporti i Tiranës dhe palët e tjera të përfshira për transportin e vlerave monetare.

 

Nëse kompania bindet, itinerari do të jetë i njëjtë: Paratë do të vazhdojnë të transportohen drejt Vienës, me fluturimet e kompanisë Austrian Airlines. Deri para grabitjes së javës së kaluar, ky operator kryente pjesën dërrmuese të lëvizjes së valutës jashtë vendit.