I zbulohen dy martesat në Zvicër për dokumenta, shqiptari dëbohet në atdhe,...

I zbulohen dy martesat në Zvicër për dokumenta, shqiptari dëbohet në atdhe, çfarë i gjetën në shtëpi

558
0

Mediat zviceriane kanë raportuar historinë e rrallë të një shqiptari nga Kosova.

Në tetor të vitit 2017 kosovari 45 vjeçar, emri i të cilt nuk ëhstë bërë me dije ka bërë kërkesë në Zyrën Kantonale për Migracion në Solothurn për të sjellë në Zvicër tre fëmijët e tij më të vegjël të cilët i ka me gruan e tij të parë. Ata do t`i sillte te bashkëshortja e tij e aktuale, një shtetase çeke.

Mdërkohë, gjykata Administrative ka vendosur që shqiptari duhet të braktisë Zvicrën pasi ka konstatuar se ai ka bërë shkurorëzimin fiktiv me gruan në Kosovë për të lidhur pastaj më shumë se një martesë fiktive në Zvicër.

Me këto veprime ai ka zbuluar vetë gjurmët për autoritetet.

Ky veprim i tij i bëri autoritetet të dyshojnë, pasi dy fëmijët më të vegjël të tij kishin lindur në vitin 2006 respektivisht 2011, kohë kjo kur ushtruesi i kërkesës nuk ishte i martuar më me kosovaren por me një shtetase austriake.

Martesa në fjalë atij i kishte mundësuar qëndrim të përhershëm në shtetet e BE-së. Ndërsa nga gruaja e tij kosovare me të cilën ka pasur pesë fëmijë, ai është shkurorëzuar që në vitin 2003.

Të nxitur nga dyshimet, autoritetet zvicerane angazhuan në Prishtinë menjëherë dy delegacione nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Njërin e çuan në shtëpinë në të cilën jetonte zyrtarisht ish gruaja ndërsa tjetrën, në shtëpinë e nënës së ushtruesit të kërkesës. Ata zbuluan se  gruaja nuk banonte në adresën zyrtare. Ajo, me fëmijët e saj vazhdon të jetojë në shtëpinë e nënës së burrit, nga i cili zyrtarisht ishte shkurorëzuar 15 vite më parë.

Për të qenë rrëfimi edhe më pikant: po atë ditë burri kishte qëlluar te “ish” gruaja. Autoritetet nga Ambasada Zvicerane gjetën aty një dhomë normale gjumi të çiftit. Ndërsa në adresën zyrtare të gruas ata në dhomat që pretendohej se ishin të saj, gjetën vetëm fotografi të të afërmve por jo edhe të fëmijëve të saj. Në kontrollet e mëtejshme shtëpia në adresën zyrtare ka rezultuar e zbrazët.

Pasoja e gjithë kësaj për burrin në Zvicër ishte: Zyra për Migracion e Solothurnit tani jo vetëm që i ka hedhur poshtë atij kërkesën për bashkim familjar (sjelljen e fëmijëve në Zvicër) por po ashtu ia ka anuluar edhe të drejtën e qëndrimit të tij në Zvicër.