Haradinaj mbështet nismën e deputetëve: Pro mbylljes së lojrave të fatit

Haradinaj mbështet nismën e deputetëve: Pro mbylljes së lojrave të fatit

468
0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se përkrah propozim-rezolutën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se disa ditë më parë ka kërkuar inicim të procedurave të nevojshme që do të rezultonin me mbyllje dhe pezullim të aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

“Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kjo nismë vjen pas dy vrasjeve në kazino ditë e fundit në Kosovë, të ndodhura në Suharekë dhe Lipjan.

Në anën tjetër, mediat kosvare raportpjnë se deputetët e Kuvendit sot nga ora 11:00 kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues