Tre makina janë djegur gjatë natës në lagjen Rus të Shkodrës. Ato ishin të parkuara në anë të rrugës. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas të dhënave të para, fillimisht ka marrë flakë njëra nga makinat dhe më pas zjarri është përhapur tek dy makinat ngjitur me të. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se tek Benzi ka patur një shkëndijë, por megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar, thanë burimet policore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut dhe lagjes Rus aty ka më parë kanë ndodhur atentate të rrezikshme. Kujtojmë se dy javë më parë (14 nëntor) në këtë zonë u vra në atentat Fatos Ferracaku 40 vjec. I plagosur mbeti kunati i tij, Fatmir Mehaj 49 vjeç. Viktima ishte tregtar peshku dhe nuk kishte percedentë penalë. Autorët nuk kanë zbuluar ende nga policia. Po kështu afro një 1 vit më parë po në tregun Rus iu bë atentat me bombë Lulzim Kullës, i njohur si i forti i Shkodrës. Në atë ngjarje mbeten të plagosur 7 persona të pafajshëm si dhe vetë Lul Kulla. Po kështu u shkatërruan bizneset e tij.
*Pamjet e makinave te djegura