Parashikimi i motit: Ja ku do ketë rrebeshe shiu sot

Parashikimi i motit: Ja ku do ketë rrebeshe shiu sot

473
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë. Sot, moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me intesitet më të lartë në Ultësirën Perëndimore të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale1,2 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperatruat do të jenë me rënie në mesditë.

 

Temperaturat min dhe max për ditën e enjte

 

Zonat malore 11/24C

 

Zonat e ulëta 16/27°C

 

Zonat bregdetare 16/26°C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari