Marsi në Londër/ Nga Anila Kadija

Marsi në Londër/ Nga Anila Kadija

645
0

Marsi ka një veçanti të tijën me dy data të shënuara në kalendarin e eventeve, festën e nënës dhe të mësuesve. Për të gjithë figurat e mësuesit dhe nënës, gruas, janë themelet e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Gruaja është një urë lidh jetën me dijen dhe është e artë si gjuha dhe edukimi.

Për të kremtuar këto data, në amjentet e ambasadës shqiptare në Londër, më 7 Mars, për herën e parë, u zhvillua një pasdite kulturore dhe mirënjohje për figurën e mësuesit. Ky ishte një event i përgatitur dhe i përfaqësuar nga të dyja institucionet përkatëse dipllomatike në Londër, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.  Me këtë rast u nderuan mësues të lëvrimit të gjuhës shqipe për mësimin plotësues të gjuhës mëmë ndër vite në UK. Ambasadori i Shqipërisë nē Londër, zoti Qirjako Qirko, dhe përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës, zoti Imer Berisha, falenderuan dhe folën  për  punën e palodhur të mësuesve të gjuhës shqipe. Vlerësimi simbolik në këtë pasdite dinjitoze hapi një rrugë me evidencë të pasqyrimit më konkret nga institucionet e shtetit shqiptar  të këtij misioni të nderuar në UK. Gjithashtu u shfaq videoklipi përmbledhës i disa nga shumë e shumë figura të bukura dhe fisnike të shembullit të larmishëm të gruas shqiptare në Londër, të cilat përshëndetën komunitetin këtu me një mesazh inkurajimi dhe pozitiviteti. Ëorking Together to Make a Difference for Albanian Speaking Ëoman Seeking Asylum, Being Trafficked or Fleeing Domestic Abuse. Kështu quhej eventi i datës 8 Mars i cili hapi dyert e një prej ambjenteve të nderuara të Parlamentit Anglez në Londër. Organizata jofitimprurëse “Shpresa Program” ngriti zërin pa limit në drejtim të problematikës dhe dramës së gruas së keqtrajtuar dhe objektivit që kjo organizatë ka ndër vite për ta ndihmuar dhe mbrojtuar atë në UK. Të dhunuarat reale që folën sollën një reflektim mbi të gjitha dëshmitë e këtij realiteti të hidhur. Folën dhe përçuan eksperiencën e tyre edhe profesonistë anglezë dhe shqiptarë në fushën e shërbimeve shoqërore, por edhe politike e sociale. Zonja Luljeta Nuzi drejtuese projekti, pasi ju tregoi me fakte dhe fotografi të gjithë të pranishmëve mbi historinë e Shqipërisë ndër vite, pasqyroi një përmbledhje të punës së bërë duke shtuar që suksesi ynë është i realizuar nga ndihma e të gjithëve ndaj kësaj plage shoqërore. Ngrini zërin dhe mos u friksoni ne jemi këtu për ju, ju drejtua ajo të gjitha grave e vajzave të dhunuara.    

Shperndaje