Foto/ Këto janë femrat më të pasura në Shqipëri, çdo vit ato...

Foto/ Këto janë femrat më të pasura në Shqipëri, çdo vit ato fitojnë miliona dollarë

575
0

Në ditën ndërkombëtare të femrave, nuk mund të linim pa përmendur edhe arritjet e tyre profesionale. Shqipëria është një vend i cili ka vetëm 28 vite demokraci, dhe roli i femrës vetëm kohët e fundit ka marrë vlerësimin e duhur. Por pavarësisht kohës së shkurtër, ato sot janë të suksesshme dhe me llogari bankare me shumë zero. Ja cilat janë 5 femrat më të pasura në Shqipëri. (Lista e publikuar nga të dhënat vjetore të Monitor)

 

 

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.

 

 

Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution (M&D) (e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend), realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.

 

 

Femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë (DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%). Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).

 

 

Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.

 

 

Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).