Dosja “Habilaj” dhe Saimir Tahiri, ambasadori Lu nis lëvizjet e para

Dosja “Habilaj” dhe Saimir Tahiri, ambasadori Lu nis lëvizjet e para

1399
0

Pas kthimit nga Korça ku festua Dita amerikane, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka nisur lëvizjet e para për dosjen “Habilaj” që ka futur në amulli klasën politike. Lu ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo. Nuk dihet për çfarë kanë biseduar dy diplomatët me njëri-tjetrin, por mendohet që në fokus të bisedës të kenë qenë përgjimet e antimafias italiane për dosjen “Habilaj”, ku del i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ambasadori Lu ka qenë gjithnjë në frontin e parë për goditjen e krimit në vendit tonë, duke dhënë deklarata të forta. Ndërkohë të mërkurën pritet një betejë e fortë në Parlament për imunitetin e Tahirit. Mazhoranca ka deklaruar hapur votën kundër heqjes së arrestimit të Tahirit, ndërsa opozita ka bashkuar radhët.