Ndalohet Eduart Ndocaj, ja për çfarë akuzohet ish-deputeti “kaubojs”

Ndalohet Eduart Ndocaj, ja për çfarë akuzohet ish-deputeti “kaubojs”

685
0

Policia ka ndaluar një ditë më parë në Portin e Durrësit ish-deputetin e Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj i njohur me nofkën “kaubojsi”. Ndalimi i Ndocajt është bërë me urdhër të policisë së Lezhës pasi është kallëzuar nga një shtetas italian për mashtrim financiar. Sipas padisë së depozituar në policinë e Lezhës, shtetasi italian rezulton të jetë partneri i Eduard Ndocajt në biznes. Ai ka thënë përpara policisë se Ndocaj i ka marrë 78 mijë euro duke i premtuar investimin në një projekt gazsjellësi. Ndocaj ka tentuar të largohet në drejtim të Italisë kur është ndaluar nga policia e Durrësit në Port. Blutë e Durrësit e kanë vënë në dispozicion të policisë së Lezhës, por me vendim të Prokurorit, Ndocaj është lënë në gjendje të lirë. Gjithashtu Ndocaj akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një automjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”. Ndaj ish-deputetit Eduart Ndocaj rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

Ndocaj reagon në Facebook: Po iki në Itali

 

“Kaubojsi” përmes rrjetit social Facebook e ka përgënjeshtruar lajmin për arrestimin apo ndalimin e tij. Ai shkruan se ndodhet i lirë dhe po udhëton në drejtim të Italisë me traget. “Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj. Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise”, shkruan Ndocaj teksa poston edhe foton nga udhëtimi me traget. Megjithatë ish-deputeti pranon mes rreshtave se një çështje në ngarkim të tij është në hetim dhe lidhur me të do ketë një reagim nga avokati i tij. “Sa i perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi. Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze“, shkruan ai.

 

Njoftimi i policisë

 

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian një shume eurosh. Ne përfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.