Hapja e një shoqate shqiptare kudo në shtetet ku ata punojnë dhe jetojnë është një dritare për ta. Kështu nismëtarët për të krijuar shoqatën shqiptare në Cremona dhe provinca Eduart Plaku, Sotiraq Kureta, Romeo Haxhiraj, Ervis Azemi dhe kandidati shqiptar për në Këshillin e Emigrantëve Landi Hajazi zhvilluan një takim me themeluesin e Shoqatës Skenderbeut në Parma.z Gentian Alimadhi. Nismëtarët kanë kërkuar gjatë takimit informacion për hapat e parë që kjo shoqatë kishte hedhur për formimin e saj. Të gjithë nismëtarët kanë ngelur të kënaqur nga avokati Alimadhi, i cili u ka bërë të ditur të gjitha hapat që janë hedhur për themelimin e Shoqatës Skënderbeu në Parma. Gjithashtu avokati Alimadhi ka folur edhe për jetën dhe karrierën deri tani, duke merituar respektin dhe vlerësimin e të gjithë nismëtarëve të pranishëm në takim, për këtë shqiptar të thejshtë, por që ndihmon shumë me eksperiencën e tij.
Sipas nismëtarëve takimi i radhës do zhvillohet me komunitetin shqiptar në Itali, në Breashia dhe province, me president Ahmet Bendo.