Autoritetet kontraktore do të njoftojë subjektet për arsyet e anulimit të procedurës

Autoritetet kontraktore do të njoftojë subjektet për arsyet e anulimit të procedurës

476
0

Agjencia e Prokurimit Publik për t’i ardhur në ndihmë kontraktorëve të cilët përdorin sistemin e prokurimit elektronik njofton se ka punuar në drejtim të përmirësimit të disa funksionaliteteve të tij.

Agjencia e Prokurimit Publik njofton se autoritetet kontraktore do të informojnë kompanitë për arsyet e anullimit të procedurës së prokurimit publik.

Subjektet do të marrin njoftimin për raset kur procedura e prokurimit është deri në 800 mijë lekë. Mbi këtë vlerë njoftimi i anullimit publikohet në buletinin e njoftimeve publike.

Gjithashtu nëpunësi i autorizuar i njësisë së prokurimit mund të fillojë procesin e rivlerësimit për procedurën e prokurimit në sistem pa pritur vendimin e dhënë nga komisioni i prokurimit publik.

Procesi i rivlerësimit mund të fillohet vetëm pasi të jetë përfunduar faza e vlerësimit të ofertave, si dhe deri në momentin që nuk është e publikuar njoftimi i lidhjes së kontratës së krijaur në sistem. Historiku në lidhje me procesin e rivlerësimit do të ruhet në sistem.