Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/Rama: Komision i Posaçëm për organizimin dhe promovimin e...

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/Rama: Komision i Posaçëm për organizimin dhe promovimin e aktiviteteve

594
0

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, si dhe do të ngrihet një komisionin i posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti.

Në një postim në rrjetin social facebook, kryeministri Ramashkruan: “VITI MBARËKOMBËTAR I SKËNDERBEUT. Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare”.

“Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur🙏”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama ka publikuar edhe disa nga datat madhore që përmbledh Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut

28 nëntor 2017- 105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë (574 vjetori i hyrjes së Skënderbut në Krujë)
17 janar 2018-550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut

10 QERSHOR 2018- 140 vjetori i Themelimit të Lidhjes kombëtare të Prizrenit

14-22 nëntor 2018- 110 vjetori i Kongresit të Manastrit dhe përcaktimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe