Ribashkimi me ponin e preferuar pas 20 viteve (Foto)

Ribashkimi me ponin e preferuar pas 20 viteve (Foto)

457
0

Naomi Baskerville nga Stafford i Anglisë është ribashkuar me John Willy Parker, 20 vite pasi e kishte parë për herë të parë.

Këtë poni të racës Shetland, ajo e kishte takuar si gjashtëvjeçare, teksa vijonte mësimet për kalërim, ndërsa pas një kohe është blerë nga familja saj, transmeton Telegrafi.

 

E gëzuar që u takua me ponin e vjetër

Në kohën e adoleshencës, kur angazhimet rreth shkollës dhe detyrat e shtëpisë ishin shumë të mëdha, ajo u desh të largohet nga Parker dhe nuk po i kushtonte vëmendjen e duhur.

Poni që ishte falur në një fermë, më vonë ishte dërguar në një qendër kujdesi për kafshë, ku edhe ndodhi takimi me pronaren e mëparshme.

“Ishte vetëm një shëtitje, kur e pashë dhe vendosa që menjëherë ta marr nën kujdes. Nuk ndahem më kurrë prej ti”, ka thënë Baskerville.

Megjithëse ka edhe kuaj tjerë, i vjetri do të ketë një hapësirë dhe kujdes të veçantë.

Shperndaje