Astrit Patozi shpall kandidaturën për kreun e PD

Astrit Patozi shpall kandidaturën për kreun e PD

394
0

Astrit Patozi do të shpallë sot kandidaturën për kreun e PD-së. Ky vendim i tij pritet të bëhet publik në një dalje për mediat në orën 18:00 ditën e sotme. Kështu Patozi, një ndër figurat më me peshë dhe eksperiencë politike në PD, pritet të kandidojë për kreun e kësaj force. Pas rezultati të dobët të PD-së në zgjedhje, kreu i saj Lulzim Basha ngriu funksionet e tij deri në datën 22 korrik kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri. Për kreun e PD-së kandidojnë 3 kandidatë, Patozi, Basha dhe Selami. Patozi u la jashtë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe së bashku me disa figura të njohura të PD-së, dolën në kampin e “rebelëve” të cilat kërkonin dorëheqjen kryetarit Basha. Më herët Patozi është shprehur se Basha në shkelje të rëndë të Statutit të PD-së, ka hedhur në erë procesin për zgjedhjen e kryetarin. Astrit Patozi me kandidimin e tij, kërkon edhe mbështetjen e grupit “rebel” brenda PD-së të cilët edhe më herët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës.