Personazh/ Shaban Noka , duararti i Dibrës!

Personazh/ Shaban Noka , duararti i Dibrës!

699
0

Nga: Hamdi Skeja!

Shabani lindi dhe banon në Blliçe, 04.09.1988 Pasi ka mbaruar Shkollën e mesme profesionale Nazmi Rushiti Peshkopi Dega: Pedagogjike është Diplomuar në Universitetin e Tiranës Mësues Nga 01 Tetor 2009 Deri 29 shtator 2014 Në Shumbat Sllovë dhe nga Shkurti 2016 e në vazhdimësi Kujdestar Konvikti në Konviktin Djem-vajza Peshkopi.

L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta

Shaban Noka, është duartarti i Dibres edhe pse për shumë njerëz është i panjohur , ai ka njohje edhe nëpër europë. Artin e tij e ka nisur që nga Gjyshi i tij. Por e pērvetësoi dhe në shkollën e mesme Në lëndën e Vizatimit dhe Punë Dore Artizanale Me mesuesin e shumë të respektuar Z.Hamdi Kaci Ku sot punon në studion e tij të piktures. Në punimet që realizon janë të ndryshme: Kryesisht drurin, gurin, bishta akulloresh duke ndertuar makete shtepish moderne dhe të vjetra te tipit kullë. Piktura me veshje kashte me veshje guresh me materiale qe pershtaten me figurën apo peisazhin gjithashtu me rrjet elektrik , artin e tij të bukur djali i Dibrës e përdor edhe me gdhendje ne xham Piktura Shkrime reklamash qe porositen me aq pak mjete pune qe kam “ jam i kenaqur Shprehet Shabani”.

L'immagine può contenere: 2 personeAi thotë se ka pasur shitje të mjaftueshme, por nga çmimet janë që nga të porositurat që variojnë nga 50 mijë lekë të vjetra e deri tek më të shtrenjtat që shkojnë 200- 400 mijë lekë të vjetra. Dikush që nuk ja di vlerën pikturës mund ti duken të shtrenjta ,por më kujtohet një artist: Që i kërkuan një nga pikturat e tij kuptohet se kundrejt nje çmimi. Por Ai u pergjigj: “ nuk e shes”, me duket sikur me shit një femijë, apo qenie njerezore se nga qe eshte bere me shpirt. Keshtu qe une u kushtoj shume rendesi dhe ndoshta me shume se ç’duhet. “ thotë artisti” Te voglat apo te lirat si cmim zakonisht porositen për dhuratë. Ndersa te shtrenjtat i blejnë për jashtë shtetit. blejnë bizneset ,baret- restorantet dhe njerezit e dashuruar pas artit zyrtaret. I pyetur nëse ka kërkuar ndihmë nga bashkia, ai shprehet. “As une nuk ju kam kerkuar ndonje kerkese apo oferte qofte dhe reklamimi. Interesimi nga Bashkia ka qenë për Panairin që u bë në Tiranë” kjo eshte bërë e mundur nepermjet miqve (shokve) Nuk kam kerkuar pune. Ai thotë se ishte një kënaqësi kur arti yt që e bën me shpirt, shikohet nga dhjetra e qindra njerëz. Kam qenë në punë, por jo se më është ofruar ndonjë punë në lidhje me artin Artin e realizoj jo si detyrim por me pelqen dhe bej me gëzim dhe dashuri.

L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta

Tashmë Shabani është njeri publik edhe pse vet ky nuk e pranon duke thënë se : “ punimeve te mia artistike nuk e kam menduar si nje njeri publik. Meqê jam mesuàr një njeri i thjesht por dhe tradicional E kam karakteristike seriozitetin dhe thjeshtesinë” Të gjitha shkrimet e mia që kam bërë për artista dibran i kam ngacmuar paksa për dibren dhe dashurinë që kanë për të.Por, Shabani citon Migjenin “Ah si nuk kam një grusht te fort ti bie malit mu në zemër që s’bën zë” dhe pasta jai shprehet se “Ah si nuk kam një penel magjik, që nga Dibra askush mos të IK”. I pyetur nga unë sesi do ta përshkruante fatin e Dibrës sot ai thotë Pikturë me sfond te zi: Ku të shkruhet “AH MOJ DIBËR E MJERA TI”.