Një ditë fushate me Bledi Çuçin!

Një ditë fushate me Bledi Çuçin!

684
0

Në terren, aty ku kandidatët përballen me problemet e banorëve

Nga Eglantina Alliaj

Udhëtuam drejt Gjirokastrës për të ndjekur nga afër, aty në terren takimet e kryesuesit të listës të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark, Bledi Çuçi. Atë ditë, takimi i radhës ishte me banorët e Izvorit, një fshat i madh i Tepelenës, me 340 shtëpi. Një fshat i cili nuk ishte braktisur, sikur ndodh rëndom me fshatrat shqiptarë. Edhe pse kushte të vështira, ku na u desh të udhëtonin për një orë e 30 minuta nga Gjirokastra, të përshkonim një rruugë të prishur, ose pothuajse të amortizuar deri në fshat, aty jetonin afro 800 banorë, dhe nga këta do të votojnë më 25 qershor 520 banorë.  Rruga me gjatësi prej 17 km është e pamundur të përshkohet nga mjetet e vogla sidomos në kohë me rreshje duke e bërë të pamundur tregëtimin e produkteve bujqësore dhe blektorale të banorëve të zonës që  tregëtimin e kanë të vetmen mënyrë jetese. Banorët rrëfyen se rreth 20 vite më parë në aksin Luftinjë – Izvor janë realizuar disa investime me fonde maramendëse, dhe sipas banorëve ky aks ishte projektuar të ishte rrugë me dy kalime e pajisur gjithashtu dhe me sinjalistikën e nevojshme. Sot mund të përballesh me një rrip të ngushtë rruge të asfaltuar ku shfaqen dëmtime serioze. E vetmja gjë që këta banorë kërkuan ishte kjo rrugë, e cila gjarpëronte mes kodrave të gjelbëruara.

Takimi

Bledi Çuçi së bashku me kandidatët e tjerë, Laert Duraj, Matilda Çela dhe kryebashkiakët e Memaliajt Durim Roshi, dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet peçi mbërritën në Izvor në orën 7 të pasdites. Banorë të shumtë të këtij fshati, kishin dalë në qendër, për të takuar dhe dëgjuar kandidadët për deputetë. Sapo mbërriti, Bledi Çuci u rrethua nga njerëzit, të çdo lloj moshe, të cilët i rrëfenin njëri-pas tjetrit hallet dhe shqetësimet e tyre. Për minuta të tëra, Çuçi bisedoi me secilin prej tyre, duke i dëgjuar me vëmendje çdo gjë që ata i thoshin. Ish ministri Bledi Çuçi, një nga ministrant që realizoi dhe përfudnoi me sukses reformën territorial u mirëprit me entuziazëm dhe dashamirësi nga banorët. Takimi nisi ashtu sikur ishte parashikuar. Në fillim përshëndetën dhe falënderuan të pranishmit kandidatët për deputetë, dhe në fund fjalën e mori Bledi Çuçi, ku si kryefjalë të tij pati nisjen e ndërtimit të rrugës në vitin 2018. Duket se vuajtja disa vjeçare e mungesë së infrastrukturës, falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare në sektorin 3 që lidh Agjencinë e Luftinjës me Izvorin, në Memaliaj do të marrë fund. “Dua t’ju bëj një premtimin të cilin me shumë dëshirë erdhi t’ua bënte Kryeministri, por për shkak të qametit të madh në atë ditë nuk arritëm ta bëjmë atë takim. Një premtim që me thënë të drejtën kryetari i Bashkisë më ka mërzitur me mesazhe, me telefonata, me email-e, por edhe seç keni një nip ju këtej që rri ne Tepelenë, që kur vinte kërkonte për Tepelenën më thoshte çfarë do bësh për Izvorin, se për Tepelenën kërkoj direkt mbështetje Kryeministrit, pra keni dy nga lobistët me të fuqishëm. Ja ku u them sot në buxhetin 2018 do fillojë rruga e sektorit të tretë deri në Izvor”, premtoi Çuçi. Ai ftoi banorët e Izvorit që t’i japin përgjigje çdo dileme në ditën kur do të shprehin vullnetin e tyre në kutinë e votimit, duke i bërë vetes këtë pyetje. “Mos mendoni dhe mos dëgjoni shumë retorika lart e poshtë se jemi në fushatë. Vetëm një gjë do mendoni atë ditë, kush mendoni ju se mund ta bëjë Shqipërinë një shtet dinjitoz dhe ta bashkojë me BE, Lulzim Basha ap Edi Rama? Vetëm këtë kini në mendje dhe shkoni të votoni në 25 qershor”.  Në këtë takim elektoral të pranishëmve iu drejtuan me kërkesën për të votuar Nr.2 ne 25 qershor edhe kandidatët Laert Duraj, dhe Matilda Çela. U larguam nga fshati Izvor, nga ky fshat ku banorët ishin shumë punëtorë, mikëpritës. Takimi me banorët e Izvorit, ishte i fundit për atë ditë për zotin Bledi Çuçi, ku takimet nisin herët në mëngjes dhe përfundojnë vonë në mbërmje. Për Çuçin kështu është çdo ditë, takime me banorët në çdo lagje, në çdo fshat, në të gjithë qarkun.