Nga se varet bukuria e flokëve?

Nga se varet bukuria e flokëve?

538
0

Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë së femrës, e si të tilla, kërkojnë kujdesin maksimal. Shpesh, mendojmë se produkte si: shampot e shtrenjta, maskat, kremërat etj, ndikojnë në shëndetin e plotë të flokëve, por ky është thjesht një koncept i gabuar. Askush nuk ia mohon atributet këtyre faktorëve të jashtëm dhe kurrsesi nuk mund të mendohet të hiqen nga lista e përdorimit. Thjesht, ajo çfarë ndikon më shumë në këtë aspekt, është koha dhe kujdesi që i kushtoni trajtimit të flokut. Kjo lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e jetesës dhe të përditshmen e secilit. Më poshtë, do të listojmë 12 këshilla, për flokë të bukur e plot shkëlqim, rezultatet e të cilave nuk do të zhgënjejnë aspak:

 

  1. Shmangeni sa më shumë tharjen apo stilimin e flokëve, nën temperaturën e lartë të tharëses apo piastrës.
  2. Përdorni çarçaf/këllëf jastiku prej mëndafshi.
  3. Kujdesuni të laheni sa më shpesh brenda javës.
  4. Mos harroni kurrë të përdorni maskën e flokëve, sidomos pas dushit!
  5. Qendrojini besnike një produkti të caktuar (të njejtës shampo, përshembull).
  6. Hani shëndetshëm, duke u bazuar në një dietë të pasur me përmbajtje hekuri, zinku, omega-3 dhe proteinash.
  7. Merrni vitamina apostafat për rritjen e flokëve.
  8. Mos qendroni shumë gjatë në diell.
  9. Krihini flokët fillimisht nga mesi e poshtë, për evitimin e fundeve të ngatërruara.
  10. Mos e lani kokën me ujë shumë të nxehtë. Temperatura mesatare është ajo e duhura.
  11. Duhet të dini kur dhe sa produkte të përdorni, duke ruajtur një konstante të caktuar.
  12. Pritini flokët çdo 6 apo 8 javë.
Shperndaje