LSI publikon “sondazhin” e vet: Katër qarqet ku luftojmë me PS për...

LSI publikon “sondazhin” e vet: Katër qarqet ku luftojmë me PS për kreun

441
0

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka bërë një deklaratë të fortë sot në përgjigje të të gjitha deklaratave të partive të tjera politike që ironizojnë se LSI do të dalë forcë e parë nga këto zgjedhje. Luan Rama pohoi i bindur se në Tiranë forca që ai përfaqëson do të dalë e para, duke kryesuar kështu dhe ndaj PS-së. Rama tha se LSI del e para në Berat dhe Gjirokastër dhe do “luftojë” përballë PS në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. “Asnjë kushtëzim nuk ka pasur LSI prej faktit nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhje. Ju siguroj se do kisha të njëjtën garanci edhe nëse do isha i dhjeti. Luftojmë përballë PS për vendin e parë në Tiranë, në Durrës, Elbasan, në Fier, absolutisht qe jemi të parët në Berat dhe Gjirokastër.”, tha Luan Rama. Gjatë konferencës për shtyp, Rama ritheksoi se LSI do të jetë forcë e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. I pyetur nga gazetarët në lidhje me sondazhin e IPR Marketing, që e nxirrte LSI-në të tretën, pas PS-së dhe PD-së, me 12%, Rama tha se nuk  i referohet sondazheve klienteliste e të manipuluara. “Nuk i referohem sondazheve klienteliste, të manipuluara dhe të pavërtetë. Për vlerën reale të mbështetjes do jemi këtu gjatë gjithë ditëve të fushatës, me 26 qershor në mëngjes, do shohim LSI-në forcë e parë, dhe forcë qeverisëse kryesore,” tha nënkryetari i LSI-së. Luan Rama gjithashtu ironizoi Saimir Tahirin, i cili tha se do të jetë qeverisje me një timon, duke u shprehur se “do kemi model qeverisjeje krejt ndryshe, ndryshe nga ata që kanë pasur si prioritet kryetarët me timonin, dhe jo qytetarët me hallet e tyre”.