Gati filmi i ri! Van Damme në rolin e shqiptarit që i...

Gati filmi i ri! Van Damme në rolin e shqiptarit që i vrasin babanë

623
0

Jean-Claude Van Damme do të vijë së shpejti me një film të ri, ku luan rolin e një shqiptari që i kanë vrarë babanë kur ishte vetëm 11 vjeç. Filmi, i cili pritet të dalë më 6 qershor 2017, titullohet “Kill ’em All” dhe është pjesë e Sony Pictures Home Entertainment me regjisorin shqiptar Pjetër Malota. Përveç aktorit Van Damme, në film do të debutojnë edhe aktorët e tjerë si, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi i njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota. Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Peter Malota deklarohet: “Van Damme luan rolin e tij si një shqiptar, i cili kur ishte 11 vjeç i vranë babain. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar vrasësin e babait. Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë, tha Malota. Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Coude Van Damme. Ky film ofron nga Jean-Cloude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion, e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme. Ka kohë që Jean-Cloude Van Damme shfaq adhurimin e tij për popullin shqiptar, falë bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave aksion, Pjetër Malota, i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur. “Kill ‘em All së shpejti do të shfaqet në tërë botën dhe kërkesat tashmë kanë filluar të  vijnë nga të gjitha anët”, shprehet regjisori Pjetër Malota. Të interesuarit mund ta porosisin filmin në Blue Ray, DVD ose mund ta shikojnë On Demand.