15-vjeçarja vdes gjatë operacionit në spitalin “Continental”

15-vjeçarja vdes gjatë operacionit në spitalin “Continental”

928
0

Një vajzë 15 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin “Continental”. Burime të sigurta bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në ambientet e këtij spitali privat që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë të ditura se e mitura po kurohej atje për shkak të një problem në ligamentin e këmbës, kur edhe ndërroi jetë papritur. Një fakt tepër tronditës është edhe ai i heshtjes së këtij spitali, përfaqësuesit e të cilit nuk kanë bërë të ditur asnjë njoftim për shtyp. Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë. Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Reagimi i dajës së Blerta Pepës

Unë jam daja i Blerta Pepa e cila ka qenë pjesëmarrëse tek ‘Gjeniu i Vogël’. Blerta fatkeqësisht u nda nga jeta në moshen 16 vjeçare mëngjesin e sotëm, në spitalin ‘Continental’, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin. Kemi bërë denoncim në polici pasi besojmë që ka qenë një papërgjegjshmëri dhe tregti me jetën e një fëmije duke qenë se i kryen një operacion si më urgjencë, nga ora 10:00 në mengjes që ishte planifikuar, por e bënë në orën 19.30 të darkës duke qenë se doktori i huaj që bëri ndërhyrjen duhet të ikte këtë të marte në Greqi ku gjithashtu punon. Ju lutem bejini një tribut Blertës e cila nuk jeton më vetëm për një operacion në gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rëndë besoj për të gjithë Shqipërinë që një gjeni i vogël si Blerta të humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje në gju, kur na ishin dhënë të gjitha garancitë që çdo gjë do shkonte mirë nga spitali.

 

Si i pari i qeverisë të kerkoj të bëhet çdo gjë që drejtësia të vihet në vend pasi ajo vdiq nga babëzia e eurove të spitaleve private e shtetit qe nuk u interesua që ta mundësojë shërimin pasi në Ministri të Shëndetësisë dhe të Arsimit ( u vra në gju në orën e fiskultures tek ‘Çajupi’) dhe përgjigjja qe që sa fëmijë vriten në dite në shkollë nuk i ndihmojmë dot. Duam drejtësi.