Ajo është ndër aktoret më të pëlqyera turke. Po flasim për Zerrin Tekindor, aktorja e cila është e njohur në vendin tonë me rolin e “Zonjushës” në serialin “Dashuri e Ndaluar”. Tekindor i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, aktorin e njohur që ka interpretuar në serialin “Ezel”. Shkak i ndarjes së çiftit mendohet të jetë bërë ish-gruaja e aktorit 62-vjeçar. Ai dhe ish-partnerja e tij janë divorcuar në janar të 2012, por duket se dyshja nuk kanë hequr dorë përfundimisht nga njëri-tjetri. Raportohet se aktori ka kaluar disa ditë në Londër, dhe gjatë këtij udhëtimi ai ka qëndruar me ish-gruan e tij. Mediat turke shkruajnë se kjo ka qenë arsyeja pse “Zonjusha” i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare me aktorin e njohur.