Financial Times: Dilemat për anëtarësimin penalizojnë vendet e Europës Lindore dhe Shqipërinë...

Financial Times: Dilemat për anëtarësimin penalizojnë vendet e Europës Lindore dhe Shqipërinë për investimet

568
0

Ndasitë kanë potencial të dëmtojnë investitorët në Europën Qendrore dhe Lindore shkruan Financial Times…

Ndarja veri-jug po bëhej gjithmonë dhe më e dukshme gjatë periudhës së krizës. Në një anë qëndronte Gjermania dhe të tjera vende të pasura dhe të shëndetshme nga ana fiskale, dhe nga ana tjetër, borxhlinjtë si Greqia në Europën Jugore. Këto kategori ishin shumë të thjeshta. Sllovakia për shembull, ishte një aleat i vendosur i Berlinit në diskutimet mbi programet e shpëtimit. Por, Sllovakia nuk është pjesë e Europës Veriore, e aq më pak të ketë influencën që ka Gjermania. Edhe Irlanda, sikurse dhe Qipro, Greqia dhe Portugalia, përfundoi në krizë financiare, edhe pse si gjeografikisht edhe nga ana kulturore nuk është një vend mesdhetar. Pak politikëbërës vlerësuan në atë kohë se vetëm pak vite më pas, problemi që do t’i prekte ata nuk do të ishte ndarja midis Veriut dhe Jugut, por midis Lindjes dhe Perëndimin. Në kontrast nga ndasia e mëparshme, kjo ndarje e re nuk ka të bëjë me buxhetet, sistemet bankare në krizë, stanjacionet ekonomike, klientelizmin apo korrupsionin. Ka të bëjë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe qëndrimet ndaj migrimit, islamit, sovranitetit kombëtar dhe unitetit europian. Nëse kjo nuk kontrollohet, kërcënon që të kthehet në një kërcënim vdekjeprurës për integritetin e BE-së. Ky është një faktor shkatërrues politik dhe kulturor, i cili në vitet që do të vijnë, do të formësojë rreziqet politike në Europën Qendrore dhe Lindore. Për momentin, Investimet e Huaja Direkte mbeten relativisht të gjalla. Gjithsesi, investitorë nga Kina, Shtetet e Gjirit, Shtetet e Bashkuara dhe më tej nuk duhet të harrojnë faktin se çdo ndasi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të Europës është në dizavantazhin e tyre. Fuqia ekonomike afatgjatë e rajonit varet nga integrimi me Gjermaninë dhe ekonomitë e tjera të përparuara të Europës Perëndimore. Ashtu si me ndarjen Veri-Jug, ndarja Lindje-Perëndim është një koncept si një ndarje strikte gjeografike. Ndër vendet anëtare të BE-së, Hungaria dhe Polonia janë vendet për të cilat qeveritë perëndimore shfaqin më shumë shqetësim për sa i përket standardeve të demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe veprimin e paanshëm të ligjit. Në kontrast, nuk ka shqetësime të tilla në lidhje me shtetet e Baltikut, të cilat shtrihen në lindjen veriore. Jashtë BE-së, shqetësimet e perëndimit variojnë nga destabiliteti politik dhe tensionet etnike në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni tek kalimi i pushtetit tek një njeri i vetëm pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiç president më 2 Prill. Qeveritë perëndimore janë të shqetësuara për ndikimin që ka në Ballkan Rusia dhe fërkimeve me një Turqi gjithnjë e më pak demokratike. Ndërsa për emergjencën e krizës së emigrantëve në Europë, dhe qëndrimit zyrtar ndaj myslimaneve, një pikë e dobët për vendet liberale si Gjermania dhe Suedia është qëndrimi i katër shteteve, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovenisë, të cilat janë kundër propozimeve mbi kuotat e pranimit të refugjatëve. Për të marrë shpërblimet më të larta të investimeve të tyre, investitorët kanë nevojë që rajoni të jetë sa më pranë zemrës së ekonomisë së BE-së dhe i integruar në mënyrë harmonike në strukturën ligjore dhe politike të bllokut. Ata kanë nevojë që kompanitë e tyre, forca punëtore, ligjet e biznesit dhe rrejti energjetik dhe i transportit të jetë i pandërprerë me pjesën tjetër të rajonit. Rreziku në rritje sot është se ndërsa qeveritë perëndimore europiane diskutojnë mundësitë e një “Europë që po lëviz me shpejtësi” dhe po mendojnë për vonimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore do ta gjejnë veten të lëna pas. Ky shqetësim është veçanërisht akut në vendet e jo-Eurozonës, si Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe vendet që i frikësohen se mundësia për t’u bashkuar me BE-në nuk do të vijë kurrë, siç është Shqipëria. Ky episod ofroi mësime të mira dhe të këqija për BE-në. Ndoshta mësimi më inkurajues ishte se, megjithëse u desh kohë dhe para për të rikapitalizuar bankat e goditura dhe për të kthyer bilancet qeveritare të dëmtuara, liderët e Europës ishin gati të duronin shumë me qëllim që t’i mbanin vendet e dëmtuara financiarisht, madje edhe Greqinë, në familjen e kombeve të BE-së. Sidoqoftë, nuk ka asnjë garanci se Europa Perëndimore do të tregonte durim të njëjtë ndaj vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që janë larg politikave të BE-së për liritë politike, sundimin e ligjit dhe solidaritetin përballë sfidave të përbashkëta, të tilla si kriza e emigrantëve. Vende si Franca dhe Belgjika tashmë po shfaqin padurim me ngjarjet në shtete të caktuara në lindje. Sa më shumë mosmarrëveshje të tilla vazhdojnë, aq më i madh është rreziku që një ose më shumë shtete të Europës Qendrore dhe Lindore një ditë do të zënë një vend të dytë në klubin e BE. Kulturat politike tolerante dhe sistemet ligjore të besueshme janë në thelb vende më të mira për të investuar për një periudhë afatgjatë. Ata duhet ta bëjnë këtë, sepse vitaliteti ekonomik dhe shëndeti politik i Europës Qendrore dhe Lindore është i lidhur ngushtë me anëtarësimin e rajonit në BE ose, për disa vende të Ballkanit, me perspektivën e anëtarësimit në të ardhmen.