Tendencë/ Këpucët që një femër duhet të ketë këtë sezon…

Tendencë/ Këpucët që një femër duhet të ketë këtë sezon…

777
0

Nuk kemi dëgjuar dhe as që kemi për të dëgjuar kurrë, një femër të thotë se është e tejngopur me këpucë dhe se nuk do të blejë më të tilla. Prandaj, lumturohuni sa herë që një dyqan i tillë hapet në Tiranë, dhe mos e vrisni mendjen për këtë ves, pasi 90% e femrave janë shoeaholic dhe ai 10% i mbetur, thjesht nuk e di ende por është gjithashtu. Le të njihemi pra me fiksimin tonë të rradhës i cili do të jetë pikërisht “Corona”, dyqani i vetëm ekskluziv në Shqipëri për brandin ndërkombëntar të këpucëve LORIBLU dhe shumë emrave të tjetë italianë po aq të njohur dhe prestigjiozë, gjendur përballë karburantit Gulf, në rrugën Myslym Shyri. Këpucë lëkure, me design modern dhe bashkëkohor, stiletto klasike, këpucë me platformë, me takë të lartë, të ulët, sandale verore me gurë Sëarovski e shumë të tjera për çdo moshë e stil, në “Kurorën” e re që do të veshë nga sot e në vazhdim këmbët tona. Edhe nëqoftëse nuk i njihni, mjafton të përmendim Alessandra Ambrosio, Simona Ventura, Celine Dion, Jessica Biel, për të kuptuar se çfarë këmbësh kanë veshur këto këpucë. Një dyqan i vogël neoklasik, me një stil tejet elegant dhe shumë finesë, hapur pas një eksperince 10 vjecare në Durrës, nga znj. Etleva Ademi, me po të njëjtin emër “Corona”, sjell në kryeqytetin tonë të vogël copëza nga hollivudi i largët, tashmë vetëm në kilometra, por jo në stil. Mos ngurroni ta vizitoni këtë oaz të vogël kënaqësie në rrugën Myslym Shyri përballë karburantit Gulf dhe shihni ndërkohë propozimet tona të para për këtë dyqan fantastik. Zgjedhja do të jetë e vështirë, por pasi të shkoni, një gjë është e sigurt, nuk do të dilni dot pa pasur një palë në duar. Nuk na mbetet tjetër veçse t’ju urojmë shopping të mbarë dhe ta shëtisni më në fund këtë qytet edhe ju në Corona, më të famshmet LORIBLU!