Jim Carrey akuzohet për vetëvrasjen e partneres së tij

Jim Carrey akuzohet për vetëvrasjen e partneres së tij

559
0

carrey5-650x358

Padia e ngritur ndaj Jim Carrey-it në lidhje me vetëvrasjen e të dashurës së tij ka marrë një tjetër kthesë ditën e djeshme.
Pretendohet se Carrey i ka ngjitur Cathriona White herpes pa e informuar atë se vuante nga kjo sëmundje.

Bashkëshorti i White, Mark Burton, është shprehur se Carrey i ka ngjitur tri sëmundje seksualisht të transmetueshme,Herpes Tipi 1, Herpes Tipi 2 (herpes gjenital) dhe gonorre, sipas një mjeku. Sipas tij, aktori e ka bërë këtë qëllimisht duke mos e informuar White para se të kryenin marrëdhënie.

Padia e Burton ngre akuzën se Carry e ka manipuluar, turpëruar, shfrytëzuar dhe ka përdorur përfaqësuesit e tij ligjorë për ta bërë atë të heshtë. Burton ka shtuar se ndoshta edhe femrat e tjera me të cilat Carrey ka shkuar kanë qenë të mashtruara prej tij.

Megjithatë, kujtojmë se në ankesën e së hënës është pretenduar nga Bruton se aktori i kishte dhënë drogë të dashurës së tij duke i shkaktuar kështu vdekjen, e cila është konsideruar si vetëvrasje.