228 shkencëtarë i shkruajnë Kryeministrit Rama (VIDEO)

228 shkencëtarë i shkruajnë Kryeministrit Rama (VIDEO)

459
0

ramagay_1474558568-2972055228 shkencëtarë, nga 33 vende të ndryshme i kërkojnë Kryeministrit shqiptar, Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa, të paktën për tre vitet e ardhshme.

Ata konsiderojnë se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa.

Në memorandumin drejtuar Kryeministrit kërkohet të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij dhe të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dr. Martin Pusch nga Leibniz – Instituti i Ujërave të Ëmbla Ekologjisë, në Berlin thotë se hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike dhe se vlerësimet mjedisore në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër.

Ndërsa Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës shprehet se një vlerësim i impaktit mjedisor është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mënyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit.

Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor për të bindur Kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti. /Tv Klan/