Zbuloni cila është e vetmja ministre e Ramës, që “u shpëtoi” fotove...

Zbuloni cila është e vetmja ministre e Ramës, që “u shpëtoi” fotove me bikini

736
0

4564645645656-180x135_1473587911-3170799

Muajt e nxehtë të verës, të cilët tashmë mbeten thjesht kujtime me fillimin e shirave, lanë pas edhe një kujtim tjetër, atë të fotove të veçanta që realizoi paparaci këtë verë në bregdetin shqiptar.

Dhe personazhet VIP të cilët ranë pre e aparatit të tij, kanë qenë të shumtë. Por janë disa zonja për të cilat kurioziteti për t’i parë në rroba banjë ka qenë më i madh sesa për vajzat e reja të spektaklit.

Kjo edhe për arsyen se vajzat e spektaklit nuk ka nevojë t’i kapësh të zhveshura me paparac, sepse ato postojnë vetë pa fund foto plazhi në rrjetet sociale. Fotot e ministreve të qeverisë Rama në plazh, kanë qenë ato të cilat janë parë dhe komentuar më së shumti në rrjetet sociale. Të mësuar që t’i shohim gjithmonë me veshje zyrtare dhe qëndrim shumë formal, ishtë me të vërtetë interesante t’i gjeje të relaksuara buzë detit, me familjen dhe miqtë dhe të shkrepje disa foto të pazakonta.

Kështu, te “Panorama” u publikuan javë pas jave fotot e ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi. Kjo e fundit, në ndryshim nga të gjitha të tjerat, të cilat janë kapur në Dhërmi, ka preferuar Qeparoin. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, edhe pse buzë detit, ka preferuar të rrijë në pishinën e hotelit me bashkëshortin dhe vajzën. Ndërkohë ministrja e Inovacionit, Milena Harito, është argëtuar në plazh me të shoqin, duke luajtuar volejboll.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka preferuar diellin e butë të pasdites, por ka qëndruar pasive, kryesisht ulur, ndërkohë që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka qëndruar shumë pak në plazh. Por është një ministre e qeverisë Rama, e cila i ka shpëtuar aparatit të paparacit tonë, dhe ajo është Ermonla Felaj. Ermonela është kapur në bar dukë pirë kafe, por jo në plazh. Mbetet për verën tjetër kjo punë tani.