Noga tregon të vërtetën e ndarjes me Kristelën: Abortoi 6 muajshe, e...

Noga tregon të vërtetën e ndarjes me Kristelën: Abortoi 6 muajshe, e dërgova në Shqipëri

959
0

noga-dhe-kristela

Menjëherë pas deklaratës së Kristelës ka reaguar reperi Noga, i cili ka dhënë një tjetër deklaratë shokuse. Ai thotë se, Kristela donte vetëm paratë e tij dhe se ajo ka abortuar fëmijën në muajin e gjashtë.
“E kuptova interesin e saj të vërtetë vetëm kur ajo filloi të mohonte fëmijën tonë, ashtu siç po bën tani. Ajo u martua, nuk erdhi në pushime me mua, abortoi fëmijën e gjallë që mund të lindte pas një muaji”,- ka thënë Noga për Anabel.

Ai e akuzon ish-bashkëshorten si përfituese që donte vetëm paratë e tij dhe si, një njeri pa ndjenja e shfrytëzuese.

“Unë s’kam nevojë të përdor atë për famë, sepse kur unë kam qenë i famshëm, ajo shkonte në Lezhë me 2 euro në xhep. Atë do ta mallkojë Zoti dhe drejtësia.

Kam faj unë që e kam dashur, që kam bërë gjithçka për të, por njerëzit e njohin mirë kush është”,- shprehet ndër të tjera Noga, ndërsa ka treguar edhe foton e ekos, si dëshmi e shtatzënisë së Kristelës.

Shperndaje