Mbrëmjen e djeshme në Kosovë është zhvilluar eventi i bukurisë “Miss Kosova 2016”. Fituesja e kurorës është shpallur modelja nga Argjentina, Camila Barraza. Ajo ka lënë pas 14 vajza të tjera shqiptare, duke triumfuar si e vetmja modele e huaj në “Miss Kosova”. Barraza do të përfaqësojë Kosovën në “Miss World 2016” që do të mbahet në Filipine.
Megjithatë, të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj faktit që një modele e huaj ka marrë kurorën e “Miss Kosova” . Moderatori i “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi, ka qenë një prej personazheve që e ka quajtur të padrejtë faktin se Kosova do të përfaqësohet në një event bukurie nga një argjentinase. Labi ka përmendur emrat e disa prej vajzave më të bukura shqiptare që kanë qenë më parë pjesë e kompeticioneve të tilla, si Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Afërdita Dreshaj, Kështjella Pepshi, Diana Avdiu, Mirjeta Shala e Artnesa Krasniqi.
“Faleminderit për përfaqësimin e bukurisë kosovare e shqiptare e që keni përfaqësuar vendin tuaj! Nuk jam person që ndonjëherë kam kritikuar apo kam paragjykuar, por përderisa një shtet si ne shqiptarët kemi sukses për sa i përket bukurisë, pse duhet një argjentinase të përfaqësojë shtetin tonë? Respekt për organizimin!”-shkruan Labi në Instagram./Blitz.al/