(Foto) Luana Vjollca në një arratisje dashurie me rastin e ditëlindjes

(Foto) Luana Vjollca në një arratisje dashurie me rastin e ditëlindjes

662
0

Luana Vjollca feston sot ditën e saj të lindjes. 2 shtatori e ka gjetur bukuroshen në plazhet fantastike të Republikës Domenikane. Kjo vihet re nga postimet që Luana ka bërë në rrjete sociale, si Instagram dhe Snapchat, ku ka treguar gjithashtu se në vendin ku është duke pushuar ditëlindja e saj vjen rreth 6 orë më vonë sesa në Shqipëri.

Luana ka postuar disa fotografi nga darka e pritjes së ditëlindjes së saj. Kryesisht ajo ka treguar pjatat që ka provuar e që duhet thënë se kanë qenë mjaft të sofistikuara e në dukje të shijshme.

Në këto fotografi ajo nuk ka dashur të tregojë personin me të cilin shoqërohet, por duke qenë se së fundmi Luana ka udhëtuar shpesh dhe ka dhënë disa shenja të dukshme në rrjete sociale se është në një lidhje, na bën të mendojmë se edhe për ditëlindje ajo ka vendosur të bëjë një arratisje romantike larg vëmendjes dhe bujës që ka në Shqipëri.

Theksojmë se flitet se i dashuri aktual i Luanës është biznesmeni Krenar Cocaj, megjithatë bukuroshja asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht dhe vazhdon të qëndrojë mjaft e rezervuar në këtë aspekt.

Gjithsesi, ne i urojmë Luanës gëzuar ditëlindjen dhe të ketë gjithnjë në fytyrë buzëqeshjen që e karakterizon! /Blitz.al/