Shqipëria si Big Brother? Ministri Balla zbardh detaje nga punimet për marrëveshjen...

Shqipëria si Big Brother? Ministri Balla zbardh detaje nga punimet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara, radarë dhe kamera në rrugët e qyteteve

181
0

Ministri Taulant Balla ka njoftuar sot se po punohet në lidhej me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Balla ka zbuluar se marrëveshje përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë. Ai shtoi se një nga objektivat kryesorë është kapja në rekord e personave në kërkim, për të cilin tha se Emiratet janë shembull për t’u marrë në këtë drejtim, referuar edhe shqiptarëve të arrestuar në Dubai së fundmi.

“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër. Një vend për të marrë eksperienca. Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.