Shpirtin te Kënga

Shpirtin te Kënga

413
0

Shpirtin te Kënga

Ishte ky titull Emisioni Radiofonik i cili në ato fillim vitesh tranzicioni çdo i madh dhe i vogël,i moshuar gra e burra që nga Konsipoli e deri në Vermosh uleshin pranë radios për të dëgjuar zërin e tij. Zëri atij që mbajti lart vlerat e këngës Shqipe tabanit popullor Shqiptar,gazetarit të aftë dhe mikun e të gjithë artistëve.Gazmend Agaj një mik i artistëve,me vlera të larta morale dhe shoqërore mbërtheu fort fjalën Shqipe dhe tabanin Shqip.

Me Luçie Milotin
Fillimet e tij Gazmend Agaj filloj dhe i shërbeu Radio Televizionit Shqiptar në fillesën e viteve 94 e më pas në vitin e errët 97 ku e gjeti atje lart të mbronte insitucionin me disa gazetarë të tjerē koleg të nderuar.Atje në studiot e Radios ai i dedikoj kohën e tij , çdo lloj kronike pa dallim në çdo departament por ajo që i linde në zemër dhe pulsi i tij ishte emisoni i tij “Shpirtin te Kënga”.Zērat më të njohur u ulën përballë Gazit në studio por edhe në reportazhe të “Këngës Popullore Shqiptare”.Ishte një moment i vështirë kur i thanë lamtumirë nga ajo fole që ai e ngriti me aq dashuri. Por koha bëri të vetën ai vazhdoj të mbjellë dashuri përsëri me shpirtin te kënga.Merita Halili dhe Raif Hyseni
Kësaj radhe ai punon pë Radion Ejani një Radio Kineze që transmeton në gjuhën Shqip ku ka programin e tij ku mbron fort këngën Popullore Shqiptare.Gazin e shohim shpesh në rrjedhën e jetës së përditshme në atë të punës me intervista me koleg dhe miq artistë.Të hedhesh një vështrim në ditët e sotme të përgjithshëm mbi muzikën popullore pothuajse 70% e saj është dëmtuar duke u gërshetuar me melos dhe idome të shteteve të tjera.
Me Majën në studio
Këngëtarët shpesh e këndojnë atë duke e kopjuar ,ose duke e plagjatuar hap pas hapi.Ajo përdoret dhe huazohet turbo -folkun. Ky model është i dallueshëm për një vesh të sprovuar ndonëse prijet e dukshme kanë qenë me stile po aq të pëlqyera/apo të urryera në stile jo Shqiptare si turbo-folku që e ka origjinën në Serbi , chalga nē Bullgari,manele nē Rumani dhe skiladiko ose laiko – pop nē Greqi.Pra emëruesi përbashkët komercializëm Ballkanik pa identitet Shqiptar.
Në studio transmetimi
Gazmend Agaj u përballë në vite me këtë farsë qē i bëhej folesë së tij,atë fole që ai e ngriti në vite dhe e ruajti me aq dashuri dhe vazhdon ta ruajë edhe sot duke u përballur me çdo grusht me çdo këngëtar apo producent qē kërkon ta ç’rrënjosi përfundimisht muzikën Popullore Shqiptare.
Lirie  Rasha dhe vajza e saj Ingrid Jushi
Ai flet duke e ruajtur atë si një gur të çmuar dhe pasuri kombi që ai ngre lart dhe lufton për ta lançuar dhe ngritur në majat më të larta idenditetin “Popullor Shqiptar”.Ka qënë në çdo shtëpi artisti në çdo vatër Shqiptare aty ku këndohet vërtet Shqip është folur Shqip dhe është ngritur një dolli për muzikën Shqip.
Me Gëzim Nikën
Që nga Luçie Miloti ,Mukades Çanga Bujar Qamili,Arif Vladi Vitore Rusha, Ludmilla Baballëkun , Petrit Berisha etc,ka folur gjithmonë me zë të lartë dhe respekt për Fitnete Rexhën,Merita Halilin Artjola Toskën Hafsa Zyberin Bujar Qamilin Eli Farën Liri Rashën  Ponin e shumë e shumë këngëtarë të tjerë që skanë të rreshtur.Ka folur shpesh për këngën Beratase Vlonjate Pukjane Shkodranë Korçare Tiranase ku nuk rreshtin artistët dhe kompozitorët e mirfilltë ndër vite.
Në Radio Tirana
Ka folur për Xon Zyberin ,Isuf Myzyrin Muharrem Gurrën Sulejman Naipin,Qerim Fugën e shumë kompozitor të tjerë që krijuan tabanin Popullorë Shqip ndër shekuj.Ky është Gazmend Agaj miku jot miku ynë miku i Shqipërisë miku i këngës miku i të gjithë artistëve dhe i cilido shpirti Shqiptar që e ka shpirtin tek kënga “Popullore Shqiptare”.Me Ponin
Së fundmi Gazmend Agaj u dekorua me çmimin e paqes si “Ambasador i Paqes.Vërtet Gazi është një Ambasador i Paqes që kudo mbjell dashuri dhe miqësi.
Me Artjola Toskën
Ambasadori i Këngës ka punuar në Radio Tirana që prej prej mëse një epoke të gjatë aty.Që prej vitit 2020 është gazetar në Radion “Ejani” një radio Kineze që transmeton në gjuhën Shqip me emisonin e tij “Biofolk”.
Me nipat dhe mbesën
Gazmend Agaj ka një eksperience afro 30 vjeçare në fushën e gazetarisë nga viti 1994-2011 ka punuar si gazetar në Radio Tirana në programet artistike dhe muzikore po ashtu në vitin 2006 ka qenë kordinator për mediat në Festivalin e 45 të Këngës në Radio-Televizion.
Nga momentet e dekorimit Ambasador i Paqes

Gjithashtu është angazhuar si ekspert në fushën e zgjedhjeve si vëzhgues vendor nga Shoqata për Kulturë Demokratike vëzhgues ENEMO dhe  i OSBE-ODIR në shumë vende të botës.Ambasadori i Paqes dekorohet së fundmi ku gjithmonë ai do mbjelli dashuri me këngën në zemër, Shqipërinë dhe miqtë e tij rreth vetes ky është Gazi ynë i Shqipërisë i artistëve dhe i Këngës Popullore Shqiptare Biofolk.

Gazetar Alfred Meminaj.

Shperndaje