Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

179
0

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes së zakonshme (ose rinovirusi,në terma shkencorë) është në mendjen tonë edhe më shumë këtë vit me pandeminë e vazhdueshme.

Por para së gjithash,pse zinku është kaq i dobishëm kur bëhet fjalë për shëndetin tonë? Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), zinku është i rëndësishëm në nivel qelizor për gjëra të tilla si shërimi i plagëve,sinteza e proteinave dhe natyrisht funksioni imunitar.

Gjithashtu zinku ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes. HHC rendit sasinë e rekomanduar ditore të zinkut: 8 miligramë për gratë mbi 19 vjeç, mund të merrni deri në 40 miligramë në ditë,pa ndonjë efekt të mundshëm anësor.

Sigurisht që ju mund të merrni suplemente të zinkut për t’ju ndihmuar,por a e dini se ka shumë ushqime të pasura me zink, të cilat mund t’ju ndihmojë gjithashtu? Duke pasur këtë në mendje, AgroWeb.org ju rendit disa ushqime të shijshme nga ku mund të merrni zink.

 

Ushqimet e larta në zink:

-Mishi viçit (i pjekur): 7 mg (për 3 gr)

 

 

-Gaforret: 6.5 mg (për 3 gr)

 

-Karavidhet: 3.5 mg (për 3 gr)

 

-Mishi i derrit: 2.9 mg (për 3 gr)

 

-Fasule (të konservuara ose të gatuara): 2.9 mg (për 1/2 filxhan)

 

-Drithëra: 2.8 mg (për racion)

 

 

-Mishi i pulës: 2.4 mg (për 3 gr)

 

-Farat e thata të kungullit: 2.2 mg (për gr)

 

-Kos (me yndyrë të ulët): 1.7 mg (për 8 gr)

 

-Shqeme të pjekura: 1.6 mg (për gr)

 

-Qiqra të gatuara: 1.3 mg (për 1/2 filxhan)

 

-Djathë kaçkavall: 1.2 mg (për gr)

 

-Bollgur: 1,1 mg (për pako)

 

E rëndësishme është të keni kujdes se sa ushqim të pasur me zink po konsumoni.

 

Një studim i fundit paralajmëroi se “teprica e zinkut provokon një dëmtim të sistemit imunitar, të krahasueshëm me mungesën e zinkut”.

 

Në fakt, marrja e tepërt e zinkut mund t’ju japë simptoma të ngjashme me gripin si dhimbje koke,të dridhura,kollë dhe ethe.

 

Por mbajtja e niveleve të zinkut të ekuilibruara me ushqim,është mënyrë më e sigurt sesa ajo me suplemente, sepse shanset të keni ndonjë efekt anësor janë të pakta./AgroWeb.org