Prodhimi i agrumeve në vitin 2022 u rrit në 55 118 tonë. Sipas të dhënave nga INSTAT, niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 35 781 tonë ose 64,92 % të prodhimit të agrumeve gjithsej. Në grupin e agrumeve, mandarinat zënë 63,79 % të prodhimit gjithsej të agrumeve në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar ka shënuar edhe prodhimi i rrushit.
Sipas INSTAT prodhimi i rrushit u rrit në 211 178 tonë.
Ky prodhim përfaqësohet nga rrushi i vreshtave me 60,78 % dhe rrushi i pjergullave me 39,22 %.