Kreu i SPAK raporton në Komisionin e Ligjeve/ Dumani: Për herë të...

Kreu i SPAK raporton në Komisionin e Ligjeve/ Dumani: Për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar. Është rritur aksesi në sistemet e të dhënave

402
0

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton.

Dumani deklaroi gjatë raportimit se për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar dhe është rritur aksesi i SPAK në sistemet e të dhënave.

Ai shtoi se në 2022 është ulur numri i çështjeve të transferuara, teksa i është kushtuar rëndësi e veçantë procedimeve.

“Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databazave, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë. 4 vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtshme”, tha Dumani.