“Mos i hodhe kullë edhe opozitës të kapësh Saliun si Lulin”, Rama...

“Mos i hodhe kullë edhe opozitës të kapësh Saliun si Lulin”, Rama debat me Rakipin: Edhe ti e zhvillove një pronë me të drejtën e Zotit kur unë isha në Bashki

246
0

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi lidhur me kullat e Tiranës, të cilat pritet të shtohen së shpejti, me ndërtime që shkojnë deri në 60 kate.

Rakipi i solli Ramës një shembull konkret, të një kulle 60 katëshe për të cilën çuditërisht nuk flet as opozita, ndërkohë që kryeministri i kujtoi gazetarit se dhe ai vetë kishte qenë përfitues i një leje ndërtimi në kohën kur socialisti ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

 

Pjesë nga debati:

 

Ylli Rakipi: Janë planifikuar shumë ndërtime. Mbrapa Pallatit të Kulturës është planifikuar kullë 60 kate. Këtu hyjnë edhe njerëz të opozitës…

 

Edi Rama: Çjanë këto…

 

Ylli Rakipi: Mos do të kapësh edhe Saliun si Lulin? Se këtë kapjen e ke ti…

 

Edi Rama: Ti je prova, që kush ndërton nuk kapet. Ti ke pasur një pronë, me të drejtën e Zotit doje ta zhvilloje pronën. E zhvillove me një leje ndërtimi që e more kur unë isha në Bashki. Të kapa unë ty? Po ç’më ke bërë ti mua pasi ndërtove…

 

Ylli Rakipi: Po ça’ do më kapje ti mua? Unë nuk të kërkoj sheshin pas Pallatit të Kulturës. Ka mendime se ka edhe nga opozita atje…

 

Edi Rama: Nuk është intimidim, por po them je prova e gjallë. Siç je ti, që more një leje…

 

Ylli Rakipi: Epo unë nuk të erdha në emër të Saliut dhe të Lulit.

 

Edi Rama: Ti ke qenë në media gjithë jetën.

 

Ylli Rakipi: Ka një akuzë që ti ke dhjetë vetë, që i more paketë nga Berisha dhe i bëre njerëzit më të pasur. Ti nuk do të ta them unë këtë dhe e lidh me shtëpinë time.

 

Edi Rama: Jo me shtëpinë tënde. Ti kishe pronë tënden. Ishe në të drejtën e Zotit, të thoje dua ta zhvilloj. Siç erdhe ti, vjen edhe ai mbrapa Pallatit të Kulturës. Thonë, ne jemi pronarët, kemi këtë copën…. Këtu është zonë më e madhe dhe qëndrore. Unë për veten time, them që as më kap dot njeri dhe as e shfrytëzoj detyrën time për të kapur askënd. Mua më ka kapur Shqipëria dhe pasioni që ky vend të ndërtohet.

 

Unë nuk e bëj dot vetë, sepse nuk jam as pronar dhe as ndërtues. Ato pronat e nënës time atje poshtë as i kam kërkuar dhe as i kam pretenduar.  Kur institucioneve u vijnë njerëz, le të jenë të opozitës dhe kujt të duan… Ju sfidoj të më sillni një rast, kur këta njerëz kanë ndërtuar në një vend që nuk ju ka takuar me ligj, që nuk kanë patur as paratë, as të drejtën, as bazë ligjore.