Pernaska në takimin me përfaqësues të OSBE/ODHIR: Shqipëria e vitit 2023 duhet...

Pernaska në takimin me përfaqësues të OSBE/ODHIR: Shqipëria e vitit 2023 duhet të jetë një Shqipëri me standarte zgjedhore

229
0

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Lajla Pernaska, zhvilloi një  takim të dobishëm sot me përfaqësues të OSBE/ODHIR, të cilët janë të angazhuar në monitorimin e proçesit zgjedhor të 14 Majit. Interesi  parësor për të si kandidate, është  për respektimin dhe arritjen e standarteve zgjedhore.

Zonja Pernaska theksoi faktin se sistemi zgjedhor ne fuqi, edhe pse ka një hapësirë për kandidimin e pavarur, mekanizmi është i komplikuar dhe pengon përfshirjen e kanidatëve me këtë status .

Problematika dhe shqetësime te proçesit për këto zgjedhje vendore, lidhen dhe me faktin që është një garë e pabarabartë midis kandidatësh me status të ndryshëm, edhe për mbështetjen me infrastrukturë zgjedhore, me aksesin ndaj fondeve të KQZ, si dhe aksesin në media.

Në një bisedë shumë të hapur dhe të sinqertë Znj. Pernaska ka ndarë shqetësimet lidhur me sistemin bipartisan të administrimit të procesit zgjedhor, i cili duhet ndryshuar urgjentisht, per ta çliruar administrimin e proçesit nga monopoli i kontrollit partiak dhe per t’ia kaluar përfaqësuesve jo politikë.

Gjithashtu znj. Pernaska theksoi se sistemi elektronik duhet aplikuar sa më parë edhe në Shqipëri.

 

Ajo shtoi se, sot ka më pak demokraci në partitë tona politkë dhe në sistëmin tonë se sa në vitet ’90, në startin e demokracisë në vend. Ndërsa Shqipëria e vitit 2023 duhet të jetë një Shqipëri me standarte zgjedhore.

Ndërsa përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR,theksuan në takim se misioni i monitorimit është i angazhuar për të shprehur në raport të gjitha shqetësimet që do të hasen gjatë këtij proçesi elektoral, ditën e votimeve si edhe gjatë procesit të numërimit. Për të monitoruar zgjedhjet në 14 maj, OSBE / ODIHR është angazhuar me 24 vëzhgues për monitorimin afatgjatë.