Pernaska në takimin me gratë dhe vajzat: Prioritet fuqizimi ekonomik, sipërmarrjet e...

Pernaska në takimin me gratë dhe vajzat: Prioritet fuqizimi ekonomik, sipërmarrjet e tyre-taksa zero 3 vitet e para

209
0

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me gratë dhe vajzat, ku shpalosi disa nga pikat e programit të saj për to. Gjatë këtoj takimi zonja Pernaska theksoi se fuqizimi ekonomik është prioritet, dhe kjo arrihet nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës.

“Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës. Me kërkesë të vetë Zonjave, Bashkia do ofrojë shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes.

- Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare.

- Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale.

- Hapja e një tregu falas  për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre.

- Lehtësimi i proçedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori, (jo fonde për inçeneratorët)”-ishin pikat kryesore që shpalosi në këtë takim kandidatja për bashkinë e Tiranës, Lajla Pernaska.