Hysni Sharra takon banorët e Orikumit dhe Radhimës: Ndërlidhja me trasport publik...

Hysni Sharra takon banorët e Orikumit dhe Radhimës: Ndërlidhja me trasport publik çdo muaj të vitit

281
0

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra është ndalur sot në Orikum dhe Radhimë, ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre zonave rreth problematikave që ata kanë. Gjatë fjalës së tij, zoti Sharra tha se ‘do të punojmë që të kthejmë vëmendjen dhe investimet në zonën turistike që në vitin e parë të mandatit. Puna ime e parë në krye të bashkisë së Vlorës do të jetë ndërlidhja me trasport publik çdo muaj të vitit’.”Ujë, drita dhe infrastrukturë”, është ky refreni i banorëve të Orikumit e Radhimës, të cilët edhe pse jetojnë në një nga zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik, nuk aksesojnë shërbime bazike.  Punëtorë dhe të përpjekur, por të papërkrahur e madje edhe të sulmuar, qytetarët e këtyre zonave kërkojnë një model krejt tjetër të qeverisjes vendore: larg arrogancës dhe pranë qytetarëve dhe halleve të jetës së përditshme. Do të punojmë që të kthejmë vëmendjen dhe investimet në zonën turistike që në vitin e parë të mandatit. Puna ime e parë në krye të bashkisë së Vlorës do të jetë ndërlidhja me trasport publik çdo muaj të vitit”-shkruan zoti Sharra.