PESHORJA
Mirë se erdhët në dhjetor! Arritët t’ia dilnit mbanë edhe muajin që lamë pas. Yjet kanë disa surpriza për ju, ndaj prisni ndryshime domethënëse në shtëpitë tuaja dhe në jetën familjare. Për shkak të hënës së plotë në nëntor, keni kaluar një periudhë stresuese. Juve ju pëlqejnë gjërat e bukur dhe ja ku kalon në shenjën tuaj, Venusi, planeti juaj sundues. Jeni shenja e drejtësisë, e ekuilibrit dhe partneritetit. Kur njerëzit flasim për detajet, të gjithëve ju shkon mendja te Virgjëresha, por në vërtetë edhe ku jeni nevojë që të keni një shtëpi sa më të rehatshme. Hapësira ku jetoni është e rëndësishme për familjen, ndaj me gjasë do t’u futeni rinovimeve dhe dekorimeve, edhe pse dikush mund të jetë kundër. Edhe pse komunikimi është thelbësor, për shkak të sezonit të festave të tjerët do t’ju pengojnë të nisni projekte të reja për shkak të ngarkesës. Çështje të tilla si qiraja, rinovimet, dekorimet, blerjet e pajisjeve të reja janë shumë delikate. Më 7 dhjetor ndodh hëna e plotë në Binjakë dhe kjo është periudha e thashethemeve. Këto lëvizje hënore zakonisht sjellin edhe drama. Më datën 21 dhjetor, kur Dielli kalon në Bricjap do të kuptoni se qetësia familjare vlen më shumë sesa një mobilie e re. Për shkak të pandemisë apo të problemeve ekonomike, duhet të ulni edhe ju shpenzimet. Ndonjëherë jeni aq të zënë duke punuar për të krijuar hapësira aq të mëdha e luksoze sa nuk e identifikoni dot se çfarë dëshironi në të vërtetë. Tri ditët e fundit të vitit do të shërbejnë për “shërimin” e shpirtit e do të përpiqeni të kuptoni se çfarë vlen për ju.
AKREPI
Mirë se erdhët në dhjetor! Jeni më se gati t’i thoni lamtumirë 2022. Muajin e kaluar, Marsi kaloi në prapavijë dhe jeni ndier disi të plogët, ndryshe nga pasioni që përjetoni zakonisht. Pas datës 7 dhjetor, gjërat do të përmirësohen dhe ju duhet të fokusoheni më shumë te vetja. Ndryshoni diçka në pamje, bëni masazhe, banja të gjata pasi kemi hënën e plotë në Binjakët flirtues. Çelësi i suksesit për këtë muaj është komunikimi. Venusi ka një ndikim aq të fuqishëm sa do të ndiheni të sigurt të komunikoni me partnerët fantazitë tuaja seksuale apo problemet në çift. Ju e dini sa i rëndësishëm është pasioni për ju. Gjatë kësaj periudhe do të përballeni po ashtu me një problem që i përket së shkuarës, që mendonit se e kishit hedhur pas krahëve. Një traumë e tillë duhet të shërohet. Meditoni ose flisni me miq të besuar që të nisni kështu procesin e shërimit. Më datë 23 dhjetor, hëna e re ndodh në Bricjapët punëtorë, por kjo s’do të jetë një natë pune. Madje, ju sugjerojmë që të bëni pak pushim. Gjithçka mund të presë. Më datë 29 mund të planifikoni pushime. Nëse ndodh t’ju vijë ndonjë mesazh nga ish-partnerë, më mirë mos u ktheni përgjigje. Do ta nisni vitin e ri në mënyrë të shkëlqyer.