Nga nesër thuajini “mirupafshim” motit me diell, ja çfarë pritet të ndodhë...

Nga nesër thuajini “mirupafshim” motit me diell, ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë

333
0

Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

 

Ndërsa në fundjavë pritet që të kemi temperatura tipike të vjeshtës  ku në zonat malore do të arrijnë 5 gradë celsius ndërsa ato maksimale në 25 gradë celcius.

 

Ndërkohë gjatë gjithë javës parashikohet mot i qendrueshëm, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme në zonat malore.

 

“Do të kemi intervale të gjatë me diell. Duke nisur nga dita e martë deri në fundjavë, do të kemi ulje temperaturash. Fundjava do të sjellë temperatura tipike të vjeshtës ku minimalet do të jenë 5 gardë dhe maksimalet 25 gradë celcius”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.