Më në fund! Flet për herë të parë Donaldi: Do të jem...

Më në fund! Flet për herë të parë Donaldi: Do të jem me Borën në një bisedë si njerëzit! Shumë gjëra…

327
0

Nga kjo e shtunë e 1 tetorit do të nisë sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas”, në Top Channel, nga Donald dhe Romeo Veshaj.

Edicioni i parë i këtij emisioni ka qenë shumë i suksesshëm, me vëllezërit binjakë që kanë pasur shumë të ftuar e që ku janë zbuluar shumë të pathëna më parë.

Në spotin lançues të puntatës së parë në këtë edicion të dytë, të ftuar do të jenë Bora Zemani e Kledi Kadiu.

Sigurisht, emri i prezantueses shqiptare si e ftuar në këtë program ka bërë shumë zhurmë e mezi po pritet nga të gjithë fansat e çiftit tashmë të zyrtarizuar, Donald-Bora.

Vetë moderatorja publikoi një foto me Donaldin në rrjete sociale përpara disa ditësh, ku shkruante “Na lini të kërcejmë”.

Sakaq, së fundmi ka ardhur edhe postimi i parë nga aktori pas kaq shumë kohësh, teksa në lançimin e spotit të emisionit në rrjetet e tij sociale shkruan se e ftuar do të jetë Bora, me të cilën do të ketë një bisedë si njerëzit dhe paralajmëron shumë gjëra.

“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”– shkruan Donaldi në Instagramin e tij.