Mënyra si të kuptojmë se kush na viziton më shpesh profilin në...

Mënyra si të kuptojmë se kush na viziton më shpesh profilin në Instagram

264
0

Instagrami jep shumë frymëzim me filtra dhe hashtags, megjithatë nuk na lejon të shohim se kush po e shikon profilin tonë. Apo ndoshta mundemi? Sipas Reggie Azevedo Filho, i cili punon për platformën Traject Social:

 

“Ngjashëm me Facebook, përdoruesit në Instagram nuk mund të shohin se kush po shikon profilin e tyre, pavarësisht nëse është personal apo profesional”.

 

Sidoqoftë, një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për të parë (jo zyrtarisht) se kush e shikon profilin tuaj në Instagram, është të gjurmoni se kush i shikon historitë tuaja. Nëse e kemi profilin tonë të IG të hapur , për shembull, çdokush mund të shohë fotot që ngarkojmë, Story-t tona.

 

Përveç kësaj, nëse njoftimi “Përdoruesi me këtë emër është në Instagram” vazhdon të na vijë, ai i referohet të njëjtit person dhe na sugjeron ta ndjekim, ndoshta është dikush që është shumë i interesuar për profilin tonë. Sigurisht, dikush mund të na ndjekë duke përdorur një profil të rremë. Ne do ta dallojmë këtë lehtësisht: zakonisht është privat dhe ka pak ose aspak ndjekës, pa postime dhe një avatar të dyshimtë.