Ulje e ndjeshme e temperaturave, “kthesë” e motit gjatë pasdites

Ulje e ndjeshme e temperaturave, “kthesë” e motit gjatë pasdites

293
0

Kthjellim dhe vranësira, sa priten të jenë temperaturat sot në Shqipëri

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

 

Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Ballkani qëndror do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu. Ndërsa në Europën Lindore dhe Skandinavi vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. POR Britania e madhe, Europa Qëndrore dhe pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit pritet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

 

Kosova

 

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të pësojnë zhvillime të përkohëshme, por mbrëmja sjellë përmirësim të dukshëm të motit.

 

Maqedonia e Veriut

 

Mbetet paraditja në territorin e MV në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese do të ketë intervale me zhvillime të përkohëshme të vranësirave.