5 teknika për të zhdukur rrudhat, të thjeshta dhe aspak të kushtueshme

5 teknika për të zhdukur rrudhat, të thjeshta dhe aspak të kushtueshme

246
0

Gratë indiane janë të njohura për flokë të gjatë, të dendur dhe të fortë, si edhe për lëkurë shumë të

 

bukur, të pastër dhe të tendosur. Pavërsisht moshës, ato duken gjithmonë të reja. Për këtë në ndihmë u vijnë mjekësia popullore dhe trajtimet e ndryshme. Bukurinë e tyre autentike e mirëmbajnë nëpërmjet këtyre pesë veprimeve, të cilat do t’ju bëjnë të fitoni luftën me rrudhat.

 

  1. Vetëmasazhi

 

Kjo teknikë relaksuese në ritualet indiane të bukurisë përdoret me shekuj dhe bashkë me të më së shpeshti përdoret vaji i susamit. Ai rekomandohet posaçërisht për kurën e lëkurës, flokëve, dhëmbëve, madje edhe pas qëndrimit në diell. Kur i bëni masazh fytyrës me këtë vaj, lëkura do të jetë e ushqyer dhe e freskët. Posaçërisht i mirë është për lëkurat e thata.

 

  1. Konsumimi i ujit të vluar

 

Hidratimi është rregulli kryesor i indianeve për kujdesin e lëkurës. Uji duhet të jetë i vluar dhe i ngrohtë, si edhe të pihet me gllënjka të vogla. Sepse, nëse pini përnjëherë shumë ujë, ai vetëm do të “kalojë” nëpër trup, domethënë shpejt do të dalë nga organizmi, ndërsa gllënjkat e vogla garantojë që uji të arrijë aty ku duhet dhe të hidratojë organizmin.

 

  1. Çaji i xhenxhefilit

 

Ky çaj detoks, është eliksir për lëkurën tuaj. Xhenxhefili është i pasur me gingerol, një përbërës që ka një efekt antiinflamator, ka vitamina dhe minerale dhe vepron si një antioksidant i madh. Ky ushqim i mahnitshëm nxit prodhimin e kolagjenit dhe në këtë mënyrë parandalon shfaqjen e rrudhave të reja dhe redukton ato ekzistuese.

 

  1. Karotat

 

Karotat janë një nga ushqimet më të rëndësishme për ata që duan t’i sigurojnë lëkurës së tyre një sasi të madhe lëndësh ushqyese. Përbërësi më i rëndësishëm janë sigurisht karotenoidet, substanca që japin një ngjyrë të artë, mbrojnë nga rrezatimi UV dhe ndikimet e jashtme. Ekzistojnë edhe komponime të quajtura poliacetilene, të cilat lehtësojnë inflamacionin. Gratë indiane konsumojnë karota të ziera dhe është shumë e rëndësishme të mos i ngrohni sërish.

 

  1. Aktiviteti fizik

 

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për bukurinë e lëkurës. Më pas djersijmë dhe në këtë mënyrë toksinat e grumbulluara hidhen jashtë trupit dhe lëkurës. Dhe jo vetëm kaq, duke ushtruar çlirojmë stresin, i cili është një nga nxitësit kryesorë të plakjes dhe shfaqjes së rrudhave.