Ëndrrat bëhen realitet, infermierja 52-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të...

Ëndrrat bëhen realitet, infermierja 52-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të parë shëndoshë e mirë

283
0

Një lajm i bukur i ditës së sotme na ka vërtetuar se kur diçka e dëshiron fort, ajo bëhet e mundur. Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin emocionues e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë.

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, -shkruan ministrja.