Doni të mbani sa më larg rrudhat, këto janë 3 ushqimet që...

Doni të mbani sa më larg rrudhat, këto janë 3 ushqimet që duhet të hani çdo ditë

348
0

Dëshira për të sfiduar kohën, për t’u dukur më i ri/e re sa jeni në të vërtetë ka lindur bashkë me njeriun dhe nuk është një shpikje e kohëve moderne, por sigurisht që prania e rrjeteve sociale e stimulon më së shumti. Ndoshta mund t’i fshihni disa vetes falë ndonjë filtri të smartphone-t tuaj, por sërish nuk mund ta frenoni këtë proces aq natyral. Living sjell për ju 3 ushqimet që parandalojnë rrudhat dhe lëkurën e plakur.

 

Arra: Konsumimi i arrave, mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin, këshillon dritare.net. Sigurisht, përveçse arrat reduktojnë rrezikun e kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ato janë të rëndësishëm edhe për plakjen. Jo vetëm që ju bëjnë jetëgjatë, por edhe nuk ju plakin.

 

Karotat: Të gjithë i dimë vlerat ushqyese që kanë karotat, ato ju bëjnë më të shëndetshëm dhe jetëgjatë. Karotat, përveçse do t’ju bëjnë më jetëgjatë, ato do t’ju pastrojnë edhe lëkurën, duke reduktuar edhe mundësinë për rrudha.

 

Sardelet: Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te sardelet kujdesen për shëndetin tuaj. Ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Sigurisht, vlerat ushqyese te sardelet ju bëjnë më jetëgjatë dhe mbajnë larg plakjen.