Test për të kuptuar se si e menaxhon një situatë të vështirë:...

Test për të kuptuar se si e menaxhon një situatë të vështirë: Kujt do t’ia liroje vendin?

338
0

Të gjithë ne kemi parimet tona lidhur me mënyrën se si t’i zgjidhim problemet që lindin prej situatave të caktuara në jetë. Por çfarë ndodh kur këto parime bien ndesh me njëri-tjetrin? Kjo gjë të vendos normalisht në gjendje vështirësie. Në një situatë të tillë do të të vendosim edhe ne me imazhin e mëposhtëm. Imagjino për një moment sikur të jesh ulur në një vend në autobus dhe pranë teje të gjenden këta persona që kërkojnë të ulen në vendin tënd:

 

-Një nënë me fëmijën e porsalindur.

– Një plakë rreth 85 vjeçare.

– Një burrë me paterica.

– Një person që lyp, rreth moshës së mesme, tepër i vuajtur në fytyrë.

 

Kujt do t’ia liroje vendin tënd? Zgjidhja që ne ofrojmë është:

Do t’ia lironim vendin nënës me fëmijën e porsalindur. Në këtë mënyrë, do të mund të ndihmonim dy persona njëkohësisht, si nënën edhe vajzën e saj. Detyrimi moral që ndiejmë për t’u kujdesur për një të porsalindur, duke ia liruar kështu vendin nënës, është një siguri që tregojmë se e kemi për brezat e ardhshëm. Në këmbë do të linim plakën e moshuar dhe do t’i qëndronim pranë për t’u siguruar se nuk do të bindte. Do t’i jepnim edhe ndonjë lekë personin që lyp, në mënyrë që me lekët tona edhe ai të mund të blinte diçka. Dhe në fund, do t’i kërkonim personit që lypte, t’i qëndronte paksa pranë burrit me paterica, në mënyrë që as ai të mos binte.

 

Kështu që, vetëm me një vend dhe një zgjedhje, ndihmojmë 5 persona njëkohësisht.

Po ti? Çfarë zgjedhje do të bëje në këto raste?