Sheshi i mbushur si asnjëherë më parë, Rama: Ata që protestojnë flasin...

Sheshi i mbushur si asnjëherë më parë, Rama: Ata që protestojnë flasin përçart, jo 4 ditë të vazhdojë, por 4 vjet…

373
0

Kryeministri Edi Rama vazhdon që të injorojë protestën e mijëra njerëzve, që për të katërtën ditë me radhë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rama thotë se po të ishte për protestën ai nuk do të kishte reaguar fare, por i duhet të marrë vendime në emër të qeverisë.

 

Komenti i Ramës në rrjetet sociale:

 

Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave!

 

Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!

 

Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!