Ja pse shkaktohen aknet në vende të ndryshme të trupit!

Ja pse shkaktohen aknet në vende të ndryshme të trupit!

521
0

Trupi i njeriut është i ndarë në zona të ndryshme dhe shfaqja e akneve në çdo zonë lidhet me sëmundje apo probleme të ndryshme shëndetësore

 

 

Zona 1: Hormonet

 

Zona 1 është për mjekrën dhe qafën. Aknet në këtë zonë paralajmërojnë se keni shumë stres, probleme me gjëndra në veshka, apo keni konsumuar shumë pije freskuese.

 

Zona 2 dhe 3: Nivele të larta të stresit

 

Zona 2 gjendet te shpatullat. Nëse keni akne në këtë zonë, do të thotë se jeni duke pasur problem me stres. Prandaj, merrni frymë thellë dhe shijojeni jetën më shumë.

 

Zona 4: Gjoksi

 

Zona katër është zona te gjoksi. Aknet në këtë zonë shkaktohen kur konsumoni vazhdimisht ushqim të pashëndetshëm apo kur vuani nga tretja e keqe. Provoni të hani ushqime organike më shpesh.

 

Zona 5 dhe 6: Mungesë e vitaminave

 

Aknet në këtë zonë paralajmërojnë se keni mungesë të vitaminave. Prandaj, provoni të shtoni më shumë pemë dhe perime në dietën tuaj.

 

 

Zona 7: Sheqeri në gjak

 

Zona 7 është barku dhe paralajmëron nivele të larta të sheqerit në gjak. Shmangni konsumimin e sheqerit dhe bukës, mirëpo konsumoni më shumë pemë dhe perime.

 

Zona 8: Higjiena personale apo sëmundjet që transmetohen seksualisht

 

Higjiena e dobët mund të jetë shkaktari i akneve në këtë zonë, mirëpo shfaqja e akneve në këtë zonë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

 

Zona 9 dhe 10: Alergjitë apo problemet e lëkurës

 

Aknet në ijë paralajmërojnë alergji ndaj artikujve kozmetik apo detergjenteve të ndryshëm. Aknet në pjesën e poshtme të këmbëve shfaqen kur i hiqni qimet.

 

Zona 11 dhe 12: Tretja apo sistemi nervor

 

Zona 11 dhe 12 gjenden në shpinë. Nëse keni akne në këtë zonë do të thotë se jeni duke konsumuar shumë kalori. Gjithashtu, mund të jetë shenjë që nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht.

 

Zona 13 dhe 14: Tretja

 

Aknet në vithe mund të shkaktohen si pasojë e rrobave të ngushta të cilat e bllokojnë ajrosjen. Në këtë rast, djersitja dhe bakteret mbesin në lëkurë dhe shkaktojnë acarim të lëkurës.