Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymytro Kulaba ka postuar një foto në rrjetin social tëitter ku shihen disa ushtarë rusë të cilët janë kapur peng.
Kulaba ka bërë thirrje ndaj nënave dhe grave ruse duke u kërkuar që të marrin mbrapsht burrat e tyre sepse këta të fundit po vrisnin njerëz të pafajshëm në një tokë të huaj.
Postimi i Plotë nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymytro Kuleba:
Nënat, gratë, vajzat e ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Fuqia juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!